Numri i madh i kazinove në Tetovë detyroi banorët e këtij qyteti jo vetëm të ngrihen në protesta, por edhe të formojnë një organizatë e quajtur “Lëvizja anti-bixhoz”.

Kjo lëvizje dhe banorët e lagjes Reçicë e Vogël, aty ku planifikohet të hapet një kazino e madhe, përmes një konference për shtyp kanë njoftuar se kanë fituar betejën kundër hapjes së kësaj pike bixhozi.

Gjykata Administrative ka vendosur të ndërpresë punimet për hapjen e kazinosë, ndërsa me vendime të ngjashme u tha se kanë dalë edhe institucionet e tjera relevante.

“Lëvizja anti-bixhoz” njoftoi po ashtu se kanë përgatitur edhe amendamente për ligjin e lojërave të fatit në të cilat parashohin që objektet e bixhozit të hapen të paktën 3 kilometra larg shtëpisë së fundit të çdo lagjeje.

Si rrallëkund në hapësirat shqiptare, përfshirë dhe Shqipërinë, në Tetovë po reagohet fuqishëm nga opoinioni qytetar kundër biznesit të bixhozit me kazino e lojra fati.   

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re