Pas ndeshjes Tirana-Teuta e cila përfundoi 0-1 për Djemtë e Detit, pas ndeshjes tifozët e Tiranës kanë dëmtuar autobusin e tifozëve durrsak në sheshin “Nënë Tereza”.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, policia njofton se ka ngritur grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.03.2023, rreth orës 19:30, te sheshi “Nënë Tereza”, tifozët e ekipit të Tiranës dyshohet se kanë dëmtuar autobusin e tifozëve të Teutës, pas përfundimit të ndeshjes së zhvilluar mes dy ekipeve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /G.D /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re