Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, akuzon kryeministrin Edi Rama, për kapjen e drejtësisë në vend.

Ish-deputeti, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit për drejtësinë e pavarur, dhe kur shembull për këtë sjell deputetë dhe ministrat e mazhorancës të cilët sot përballen me drejtësinë, thotë se teza e Ramës në fakt vërteton vetëm faktin se sipas tij edhe nën diktaturë, Shqipëria mund të ketë patur drejtësi të pavarur.

Balliu shkruan se “njësoj si Rama dhe Enver Hoxha drejtësinë e tyre personale e kanë  përdorur për të shtypur kundërshtarët e tyre politikë por edhe për të mbrojtur krimet e tyre përfshirë kapjen e drejtësisë.”

Postimi i plotë i ish-deputetit:

Edhe Enver Hoxha arrestoj të vetët, a kishte drejtësi të pavarur gjatë diktaturës?

Teza e Ramës, se fakti që janë arrestuar ministrat deputetët e tij tregon që sot ka drejtësi të pavarur, është qesharake dhe shërben për të vrarë drejtësinë. Enver Hoxha me drejtësine e tij arrestoj Kadri Hazbiun ,  Koçi Xoxen dhe pafund ministra dhe deputet të tij.

Kjo,  sipas  tezës së Ramës vërteton që nen diktaturë Shqipëria kishte drejtësi të pavarur!!!??

E vërteta është që njësoj si Rama dhe Enver Hoxha drejtesine e tyre personale e kane  përdorur për të shtypur kundërshtarët e tyre politikë por edhe për të mbrojtur krimet e tyre përfshirë kapjen e drejtësisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko