Vaksinat shpëtojnë miliona jetë çdo vit. Ato funksionojnë duke trajnuar dhe përgatitur sistemin imunitar të trupit, për të njohur dhe luftuar viruset dhe bakteret që synojnë. Pas vaksinimit, nëse trupi më vonë ekspozohet ndaj mikrobeve që shkaktojnë sëmundje, trupi është menjëherë gati t’i “luftojë” ato, duke parandaluar sëmundjen.

Shoqata Together for Life po vazhdon me sesionet informuese për të rritur ndërgjegjësimin ndaj vaksinimit për COVID-19, në kuadër të fushatës “Le të flasim për vaksinat”, mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri – WHO Albania.

  

Dr. Lumturi Merkuri ndau disa informacione të rëndësishme mbi vaksinat anti-COVID, si mjeti më efektiv për të mbrojtur veten dhe për t’i dhënë fund pandemisë. Ajo iu përgjigj edhe disa prej pyetjeve që i shqetësojnë më shumë të rinjtë kur flitet për vaksinimin kundër COVID-19.

 

Vaksinat janë mjeti më efektiv për të mbrojtur veten dhe për t’i dhënë fund pandemisë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re