Kryeministri Edi Rama ka paditur për shpifje aktivisten Sevim Arbana e cila drejton një shoqatë për mbrojtjen e grave.

Kjo padi, bazohet në deklaratën e bërë nga Arbana në janar të vitit 2019 në emisionin “A Show” të gazetarit Adi Krasta, ku tha se kishte parë kreun e qeverisë kur kishte pickuar një ministre në qershor të vitit 2013, periudhë që përkon me zgjedhjet parlamentare kur qeveria drejtohej nga Partia Demokratike.

Kryeministri Rama, lidhur me këto deklarata, paditi Sevim Arbana në gjykatë, duke kërkuar 100 milion lekë dëmshpërblim, shumë të cilën aktivistja e grave thotë se nuk e ka dhe as nuk e ka pasur, pasi paguhet me një rrogë për punën që bën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re