Pavarësisht se kishte thënë se nuk do të merreshin me ish kryeministrin Sali Berisha, kryeministri Edi Rama duket se nuk e ka mbajtur dot fjalën e tij, pasi ka filluar të përmendë kohën kur nuk kishte ardhur ende në pushtet.
Sipas Ramës, para 8 viteve, kryeministri Sali Berisha, nuk e ftonte më askush nëpër takime bilaterale ndërkombëtare. Më tej, ai tha se Shqipëria kishte marrë një pozicion më të mirë në arenën ndërkombëtare, duke fituar dinjitet dhe një figurë totalisht tjetër, si një vend europian.
Kryeministri Edi Rama
Çështja është që balta që eksportohej nga këtu, ulte Shqipërnë. Na bënte të duklemi në sytë e tyre si i vetmi vend në historinë e BE, ku dukej se njëra palë paraqitej si luftëtare për anëtarësim dhe pala tjetër kompelt e kundërta. Do ndodhë cdo ndodhë me Bullgarinë nuk është puna jonë. Shihemi me respekt si pikë referimi në Ballkan, kush do e mendonte se në 8 vite kancelarja gjermane do vinte 2 herë në Tiranë.
Kam marrë jo një por disa mesazhe për këtë, përmes ministres së jashtme. Ashtu sic kam marrë po njësoj përgëzime, në forumin ndërkombëtar. Kjo ka të bëjë me një vazhdimësi, flas këtu për pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë, përtej individëve. Nuk janë bamirësi nga qielli kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria. Janë habitur njerëzit, po këta ca do bëjnë.
Kryeministrin e këtij vendi nuk e ftonte më askush në takime bilaterale. Kam dicka më të rëndësishme për të thënë, pozicioni i sotëm në Maqedoninë e Veriut, ku deri dje shqiptarët trajtoheshin si pakicë. Ndërsa sot shihen ashtu sic e meritojnë falë politikës së jashtme të Shqipërisë. Besoj që ju kujtohet edhe sa shumë u sulmua dhe sesa shumë ndikoi në ato procese.
…
/faxweb