Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën detyrim paraqitje për të dashurën e Nuredin Dumanit, një 20-vjeçare me origjinë nga Kosova, e cila ka dëshmuar në polici se nuk ishte në dijeni të së shkuarës së tij të errët.

Mirjetë Hajdini ka zbuluar se Dumani i është paraqitur me identitet tjetër, dhe kur e pyeste për armën që kishte me vete, ai i thoshtë se nuk duhet ta pyeste pasi ‘ishte e vogë, dhe nuk ishte punë për të’.

Ajo tregon se ata janë takuar fillimisht në lokal, dhe më pas Dumani ka shkuar në familjen e saj duke u prezantuar me prindërit.

Ndërkohë Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Henrik Hoxhajn, i cili dyshohet se ishte ushtar i Dumanit, dhe në momentin e arrestimit iu gjet me vete armë.

Sakaq në Gjykatë vijon ende seanca ku do të jepet masa e sigurisë  dhe për mjekët që mjekuan Dumanin.

Pjesë nga dosja:

Shtetasja M. Hajdini ka deklaruar qe eshte me shtetesi kosovare. Ne muajin prill te vitit 202 1, me shoqerine e saj ka qene tek lokal  “G***” ne Gjilan.  Aty tek ai lokal, ngjitur me to ishin ulur edhe 2 shtetas te tjere. Njerin nga ata e njihte dhe qubej Sh.Z dhe eshte nga Gjilani.

Ai ka nje  qender poligoni ne Gjilan dhe familja  e tij eshte disi e njohur ne Gjilan. Kurse djalin tjeter qe ishte me Sh. ishte hera e pare qe e shihte dhe nuk  e njihte.

Ate dite ne lokal ky djali tjeter  i  ka  folur  dhe  i  kerkoi numrin  e  telefonit. M.  ia  ka  dhene  numrin  dhe qe ate d i te  filluan  te  komunikonin  nga  telefoni.  Ai   kishte nje numer celulari te Kosoves dhe jo te Shqiperise, por nuk e  mban mend numrin.

Ai i eshte prezantuar me emrin  Arvit  Spahiu dhe i tha se ishte nga Tirana dhe ndodhej  ne  Kosove  per pune, ku i ka treguar edhe nje leter njoftim apo karte identiteti ,  ku emri ishte vertete  Arvit Spahiu dhe fotoja ishte e tij. Leter njoftimi qe i ka treguar nuk e d i se cilit shteti i perkiste por sqaron qe nuk ishte i Kosoves dhe i Shqiperise.

Pasi k ishte kaluar afro 1 muaj gjysem qe  nga  d ita  qe  u njohe n dhe qe takoheshin shpesh, thuajse çdo dite, Arviti kerkoi qe lidhja e tyre te behej serioze dhe donte te takonte pri nderit e saj, ku i ka takuar dhe ata filluan te bashkejton in ne nje banese me qera ne Gjilan.

Arviti i ka treguar qe familjen  e  tij  e  kishte ne  France  dhe  per  kete  arsye  nuk mund  ta  takonte.  Kur  kane filluar  te bashkejetojne, ajo ka vene re qe Arviti mbante arme zjarri me vete, gjithmone arma ka qene e njehte.

Arma ishte e zeze dhe kur dilnin a i e mbante ne brez e kur vinin ne shtepi a i e l inte ne dhome. Kur e ka pyetur se perse mbante arme ai i eshte pergjigjur “ti je e re, s’ke pse ti dish keto”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re