Mbrëmjen e djeshme, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça guxoi të artikulonte për herë të parë mbrëmjen e djeshme se vrasja misterioze e katër turistëve rusë në Qerret mund të jetë bërë nga argjinaturat e huaja. (Lexo edhe)

Ervin karamuça zbuloi mbrëmjen e djeshme se 60 vjeçari rus ka mbajtur një post të lartë ushtarak, gjë e cila mund të ketë sjellë ngjarjen e rëndë.

Pikërisht për pozicionin e 60 vjeçarit rus, Ervin Karamuça është kontaktuar ditën e sotme nga dy fgazetarë rusë që i kërkonin llogari përse ka dhënë këtë informacion.

“Njëri pjesëtar i medias së kronikës ka folur për një informacion jo zyrtar, që 60 vjeçari ka qenë gjeneral. Mua sot më kanë kontaktuar dy gazetare ruse dhe deri diku donin të më intimidonin ku e ke marrë informacionin që ai ka qenë ushtarak. Nuk e mohonin që ka qenë ushtarak. I thashë zonjë e nderuar, unë jam profesor, edukoj popullin, edukoj rininë. Kërkonin llogari ‘ç’punë keni ju që prishni imazhin e shtetit tonë me një vrasje që mund të jetë aksidentale’. Unë i thashë detyra ime është të ndriçoj studentët e mi mbi çdo lloj niveli vrasje që ka ndodhur“, tha Karamuca.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re