Kreu i qeverisë Edi Rama është pyetur nga gazetarët lidhur me planin me 5 pika të rimëkëmbjes ekonomike të Lulzim Bashës, të cilin tha se nuk e kishte dëgjuar, ama lapsusin e tij që 6shta hyn në katër po.

“Jo, jo, jo thjesht kam parë si të gjithë atë që nuk është lapsus, po është tendencë e tij e të bërit aritmetikë. Nuk kam parë asgjë”, u shpreh Rama.

Duke u ndalur te bërja e maskës së detyrueshme duke u nisur nga dita e enjte, Rama tha se të gjithë duhet të bëjnë punën e tyre për të shmangur një mbyllje të dytë që do të ishte me pasoja katastrofale për vendin.

“Nuk është gjoba motivi se pse njerëzit duhet të mbajnë maska. Motivi kryesor se pse njerëzit duhet të mbajnë maskë, është të shmangin largqoftë një mbyllje tjetër e cila do të ishte shumë e rëndë. Nuk e di se cila mendje do të donte këtë që të çonte në një mbyllje tjetër të detyruar”, tha kreu i qeverisë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re