Pas deklaratës së saj që bëri bujë, se lumi i Shalës duhej të ishte më i shtrenjtë, pasi përdoret vecc për të bërë ca foto, ekspertja e turizmit Flora Xhemani, ka vazhduar me ccuditë e saj.

Teksa ishte e ftuar në ‘Ftesa në 5’, Xhemani shprehu të gjithë indinjatën për ato vajza që shkojnë në këtë vend dhe vetëm postojnë fotografi, e nuk mrekullohen nga bukuritë që këtë vend e karakterizon. Ndërsa thuri elozhe për vajzat me pantallona të shkurtra e me çantë shpine, të cilat eksplorojnë çdo centimetër të Lumit të Shalës.

“Nuk ka goca më të bukura se ato me shalë e pantallona të shkurtra. Me atë çantën e shpinës larg në shteg, te grupet e natyrës që eksplorojnë, që bëjnë kalimin në Valbonë-Theth. Nuk ka fotografi më të bukura se ato në internet, kaq e ka shalën (tregon me duar).

Ne ishim bashkë me bashkëshortin dhe me fëmijët, ishin në Lumin e Shalës vjet. Ishin gjashtë goca aty afër nesh, kishte dhe grupe të tjera pak më lart, erdhën u futën në ujë bënë selfie dhe ikën. 70 % e vajzave që shkojnë atje, ikin për të bërë selfie”, u shpreh Flora.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re