Ditën e djeshme u bë publik lajmi se Dorian Protoduari, një nga protestuesit aktiv të çështjes së “Unazës së Re” u dhunua nga tre persona të cilët ai i identifikoi s’i njerëzit e Arben Ahmetaj.

Në një intervistë për Faxneës Protoduari tregon radhën kronologjike të  ngjarjeve që kanë çuar deri në sulmin ndaj tij të ditës së djeshme.

Teksa pret të kryejë ekspertizën mjeko-ligjore, Protoduari tregon se përpara 10-ditësh e ëma e tij është ndaluar nga 1 person me kapuç i cili e ka kërcënuar duke i thënë që të na thoshte ne most ë bënim më fushatë me PD-në në zonën e unazës.

Protoduari e lidh sulmin e djeshëm si vijimësi të kësaj ngjarjeje.

“Kam lënë ambientet e spitalit ushtarak ditën e djeshme me insistimin tim pasi mjekët nuk më lejonin të largohesha nga siptali. Me rekomandimin e mjekut të spitalit Ushtarak dhe oficerit të policisë gjyqësore kam ardhur të bëjë ekspertizën se si jam goditur.

Ngjarja ka rrjedhur kronologjikisht në mënyrë të njëpasnjëshme. Rreth 10 ditë më përpara nëna ime është ndaluar në afërsi të pallatit nga një person me kapuç dhe syze të errta, i cili e kërcënoi duke i thënë shprehimisht: “Thuaji djemve të tu mos të angazhohen me fushatën e PD-së në unazë pasi do kenë pasoja.” Kam marrë në telefon policin e zonës aty atë ditë dhe ai më that ë vete në komisariat. Nuk kam vajtur pasi më dukej si këto kërcënimet e kalamajve të lagjes.

Më kanë goditur nga mbrapa pasi më mbanin me duar. Nuk mbaj mend asgjë pasi më kanë qëlluar.

I njoh shumë mirë personat që më kanë qëlluar, janë njerëzit e Arben Ahmetaj. Shumë njerëz më thonë pse e lidh politikisht, unë e lidh politikisht pasi kanë ndodhur shumë gjëra njëra pas tjetrës dhe unë nuk i kam borxh asnjë njeriu.

I kam bërë kallëzim personave dhe ja kam lënë në dorë drejtësisë, por me sa kam informacion janë liruar nga komisariati nr.6”, tha Protoduari.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme dhe  personat të cilët  akuzohen nga Protoduari janë Gjino Arapi, Noldi Arapi dhe Enea Arapi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re