Caush Saliasi, përshkruhet nga kolegët e tij si një person me humor dhe batutaxhi. Prej më shumë se dy dekadash, ai ka ushtruar detyrën e tij në patrullën e përgjithshme në Polici, ku vitet e fundit shërbente si në komisariatin nr 3.

Kolegët e tij, thonë se ai ishte një person i komunikushëm dhe bënte shumë humor. Sipas kolegëve të 60-vjeçarit ata shprehen te shokuar dhe nuk mendonin se i riu do e ndërmerrte aktin e rëndë.

Ludian Zaimi, përpara kolegëve të tij ka shfaqur pendesë për krimin. Më tej ai shton se kolegu e kishte sharë dhe kjo u bë e besdishme për të, pasi e bënte pa arsye. Sipas autorit ai krimin e kreu në gjakënxehtësi e sipër.

Ndërkohë kolegët e tij të pyetur nga grupi i hetimit shprehen se pasi kishte qëlluar autori ishte larguar po u rikthye duke qëlluar drejt 55 vjeçarit edhe 3 herë të tjera e më pas dorëzoi armën e krimit tek kolegët e tij.

Ludian Zaimi është nga Skrapari dhe shërbente në polici prëj gati një viti e gjysmë, ndërsa kolegët e tij, thonë se viktima nuk e bullizonte Zaimin por bënte vetëm shaka me të.

“Veprova në inat e sipër sepse më ofendonte rëndë e më vinte në loje dhe nuk durova. Vetëm pas disa minutash kam kuptuar çfarë kam bërë”- mësohet të jetë shprehur 25 vjecari pas krimit, që tronditi opinionin. Burime të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë ke dije se Zaimi kurohej për depresion, dhe kishte takime të rregullta me një psikologe.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re