Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në 70-vjetorin e themelimit të NATO-së, është shprehur këtë të enjte se vlerëson thellë rolin e pazëvendësueshëm të Aleancës për tërë botën.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Thaçi shkruan se dëshira e Kosovës është që të jetë pjesë e aleancës.

 

“Si bashkësi e popujve dhe shteteve që punon pareshtur për forcimin e paqes, NATO-ja vazhdon të reflektojë më së shumti siguri, bashkëpunim e solidaritet për të gjithë. Jemi të lumtur që e kemi NATO-n në Kosovë, por dëshirë e jona është që edhe Kosova të jetë në NATO. Rrugëtimin euroatlantik duam ta vazhdojmë si vend anëtar i NATO-s dhe për këtë po punojmë pandërprerë. Në rresht me të gjitha vendet anëtare të NATO-s, tashmë edhe Republika e Kosovës është e gatshme që të kontribuojë më shumë për paqen dhe stabilitetin në rajon, Evropë dhe botë”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re