Presidenti Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, shkrimtaren Elena Kadare, bashkëshorte e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

“E dekorova shkrimtaren e njohur Elena Kadare për kontributin e saj autentik në pasurimin e letërsisë shqipe. Tek Elena Kadare, në kujtimet dhe publicistiken e saj, vend të veçantë zë edhe dashuria ndaj Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi, duke evidentuar më pas atë që e konsideroi tipar të veçantë e padyshim pozitiv te familja Kadare, frymën oksidentale.

“Fryma oksidentale e familjes Kadare është një vlerë e veçantë e kulturës sonë”, theksoi Thaçi.

Ndërsa znj. Elena Kadare, gjithsesi jo aq e famshme në krijimtari sa i shoqi, ndau ndjesitë e saj për Kosovën.

“Sa herë që vij në Kosovë, vërej përparim dhe i gëzohem çdo të arriture”, tha Elena Kadare pas marrjes së dekoratës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re