Kryeministri Edi Rama në një fjalim në Kuvend ka folur me tone të ashpra për aktakuzën e ngritur nga gjykata e Hagës për presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Rama foli për luftën e Kosovës ku theksoi se ishte ajo zgjoi ndërgjegjien e perëndimit demokratik për të reaguar për Kosovën.

“I kam lexuar edhe ata që e mbështesin në emër të nevojës për drejtësi dhe dua të besoj që duke mos qenë as nga Kosova dhe as nga Shqipëria, nuk kanë mundur ta ndjejnë sesa thellë dhe padrejtësisht ato fjalë të hedhura në eterin e botës dixhitale prekin dhe prekin për faktin se tashmë udhëheqësit e UCK-së janë thuajse të tërë, them thuajse për të mos lënë padrejtësisht jashtë si udhëheqës ndonjërin, të akuzuar në 21 vite me radhë si individë me dy koka, që nga një anë kanë udhëhequr luftën apo shtetndërtimin dhe nga tjetra kanë ngrënë njerëz, fëmijë, romë, si kanibalë.

Përballë historisë as Hashim Thaci, as Veseli dhe as Haradinaj, në 21 vite, si vetë UCK në tërësi nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike, sepse përtej kësaj tërkuze të një gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare, ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë dhe e kanë bërë atë vetë. Historinë e panadshme të asaj pjesë të kombit shqiptar që quhet Kosovë. Është falë tyre që u trondit ndërgjegja e fjetur e perëndimit demokratik në raport me Kosovën.

Është falë tyre dhe asaj ndërmarrje ushtrake të atyre djmve dhe vajzave që i hynë detin në kmëbë duke e pasur krejt botë kundër.

Në kërkimin e asaj Kosova e pavarur shtet sovran dhe është falë atyre që u imponua edhe reagimi me bomba ndaj regjimit të mizorimit të kryera në luftëart e jugosllavisë. Të gjitha e kishin origjinën në Beagradi dhe laënë pas numrin më të madh të vitkimave që lanë pas numri më të madh të viktimave që nga lufta e dytë botëriore.”- tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re