Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka falenderuar ish-kryeministrin britanik, Tony Blair për kontributin e madh që ka dhënë për Kosovën.

 

Përmes një postimi në rrjetin sociat Facebook, ai ka publikuar videomesazhin e dërguar nga Blair, ku shkruan se në shenjë falënderimi dhe respekti të madh që populli ynë ka për të, sot shumë të rinj kosovarë me krenari e bartin emrin e tij.

 

“Tony Blair, ish-kryeministri britanik, ka dhënë kontribut shumë të madh për lirinë tonë. Në shenjë të falënderimit dhe respektit të madh që populli ynë ka për të, sot shumë të rinj kosovarë me krenari e bartin emrin e tij. Kosova, populli ynë, asnjëherë nuk i harron miqtë. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën! Faleminderit edhe për këtë videomesazh!”.