Presidenti Thaçi është deklaruar më në fund për një temë tjetër të nxehtë në Kosovë, atë të listës së veteranëve të luftës, ku kanë rezultuar shumë mashtrime. Pra, individë të ndryshëm janë sajuar si ish-luftëtarë, duke marrë më pas dhe shpërblimin financiar përkatës. Për këtë aferë, prokurori Elez Blakaj u detyrua të lëshojë Kosovën pasi e hetoi dhe pretendon se u kërcënua.

Edhe Thaçi, si ish-komandant, tha se është abuzuar rëndë më listat.

“Për rastin e veteranëve duhet ta inkurajojmë drejtësinë që kësaj çështje t’i shkojë deri në fund. E vërteta është shumë e qartë, nuk ka pasur më shumë se 12 mijë-15 mijë luftëtarë me armë dhe uniformë, ndërsa të tjerat janë mashtrime.

Këtij mashtrimi të madh me humbje të madhe të buxhetit të Kosovës duhet t’i shkohet deri në fund përmes drejtësisë, dhe jo përmes kërcënimeve dhe presionit politik prej kujtdo që vjen”, deklaroi presidenti i Kosovës, ish-komandant i UÇK-së.   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re