Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës këtë të enjte u është drejtuar ushtarëve në kazermën “Adem Jashari”.

 

“Sot është një kënaqësi e veçantë të jem këtu me ju në këtë ditë të veçantë për këtë moment special dhe historik për shtetin e Kosovës. Këto ditë po shënojmë 20 vjetorin e lirisë së vendit dhe popullit tonë. Sot kujtojmë të gjithë dëshmorët e lirisë, kujtojmë komandantin legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e çdo qytetari. 20 vite të spastrimit etnik të Serbisë. Kujtojmë hapjen e kapitullit të shpresës dhe angazhimin për një jetë më të mirë”.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij kreu i shtetit të Kosovës ka deklaruar se dëshirojnë që të mbyllin kapitullin e tragjedive dhe të hapin një kapitull të ri.

 

“FSK sot është forcë multi-etnike që në mënyrën më të mirë pasqyron atë që kemi ndërtuar së bashku. Të nderuar ushtar, këto ditë kujtojmë të kaluarën, por shikojmë edhe nga e ardhmja. Kemi arritur shumë për këto 20 vite, por kemi pasur edhe sfida. Tani po punojmë për anëtarësim në NATO dhe BE. Kemi ndërtuar marrëdhënie të mira me të gjitha fqinjët. Po punojmë edhe për marrëveshje finale me Serbinë. Të nderuar ushtarë, dëshirojmë të mbyllim kapitullin e tragjedive, të hapim kapitullin e ri. Kjo është aspirata jonë e përbashkët, ky është zotimi ynë për qytetarët e Kosovës.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re