Skip to content

Thaçi, Haradinaj, e Ymeri thirrje për pjesëmarrje masive në votime

Kosova po voton në zgjedhjet lokale  që nga ora 7 e mëngjesit të ditës së sotme.
 
E para që iu drejtua kutive të votimit ishte kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e cila u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Thirrjeve për të dalë në votime iu bashkuan edhe drejtuesit politikë.
 
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj u bëri ftesë të gjithë qytetarëve që të votojnë dhe tha se Kosovën e pret një punë e madhe përpara.
 
Kryeparlamentari Kadri Veseli vlerësoi demokracinë dhe emancipimin e vendit duke uruar që të fitojë më i miri.
 
Edhe kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri ftoi të gjithë qytetarët që ta vlerësojnë të drejtën që kanë për të vendosur dhe të mos ngurrojnë për të votuar.