Presidenti Hashim Thaçi, ka ironizuar keq me kryetarin e Vetëvendosjes dhe LDK-së gjersa ka folur për dialogun me Serinë.

“Nëse dikush dëshiron t’i shpallë luftë Serbisë, urdhëroni Albin Kurti e Isa Mustafa, hajrin ia pafshin”, ka thënë ai duke shtuar se “ndoshta ata kanë aftësi teknike e strategjike për luftë, gjë që nuk dihet publikisht”.

Ai më te ka deklaruar se lufta ka përfunduar.

“E kemi fituar luftën. Kosova është e lirë dhe e pavarur”, tha ai pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Haradinaj, kryekuvendarin Veseli e zv.kryeministrat Limaj e Pacolli.

Përkundër kundërshtimeve të mëdha, ai ka pohuar se do të shtrojë kërkesën e Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, teksa ka shtuar se janë zëra joperëndimorë ata që thonë se po kërkohet shkëmbim territoresh dhe korrigjim kufijsh.

Thaçi ka deklaruar po ashtu se “Trepça e Ujmani do të jenë pjesë e Kosovës përgjithmonë”.

Ai ka shtuar se “arritja e marrëveshjes me Serbinë është pothuajse e pamundur”, Thaçi ka thënë se nuk do të ndodhë asnjë marrëveshje pa pëlqimin e Amerikës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re