Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur në lidhje me vizitën e tij të zhvilluar në Washington e Bruksel për arsyen e vizitës së tij si dhe për çështjet që janë diskutuar.

I pari i shtetit ka thënë se qëllimi i vizitës së tij ka qenë për të biseduar për zhvillimet aktuale.

Thaçi në fjalën e tij për mediat ka thënë se në Bruksel ka kërkuar liberalizim të vizave.

“Qëllimi ka qenë që të shohim zhvillimet aktuale në të cilat është e pozicionuar Kosova.

Takimi në Bruksel ka qenë e karakterit që të diskutohet për liberalizimit të vizave, edhe mundësia e vazhdimit të dialogut dhe potencialisht perspektiva e arritjes së marrëveshjes finale në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe natyrisht punët që duhet t’i kryejmë ne si shtet i Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ndër të tjera Thaçi thotë se SHBA dhe BE duhet të jenë të koordinuara për arritje të marrëveshjes përfundimtare.

“Është me rëndësi që është arritur një marrëveshje në rrafshin ekonomik, sa më tepër zhvillim ekonomik, sa më tepër jetë më të mirë do të kemi edhe paqe.

Arritura në Shtëpinë e Bardhë është historike. Roli i SHBA-së në rrafshin politik është i pazëvendësueshëm, SHBA dhe BE-ja duhet të jenë të koordinuara, në takimet e fundit është një hap që është bërë përpara, për paqe në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.

Ai shton se në të dyja vendet e ka theksuar qartë se nuk duhet të diskutohet për çështje teknike, që sipas tij janë të lodhshme e të mërzitshme.

“Po është e qartë që edhe në Bruksel edhe në SHBA kam theksuar qartë se ka ardhur momenti që të largohemi nga çështjet që janë të lodhshme, të mërzitshme, e aspekte teknike që janë diskutuar që 10 vite, është momenti që të hidhet në tavolinë diskutimi për njohje reciproke”, ka thënë i pari i shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re