Presidenti Hashim Thaçi shpehet se do ti mbështesë me veprime konkrete kërkesat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

 

Kreu i shtetit ka ripërsëritur qëndrimin e tij për bashkimin e Preshevës me Kosovën, ai ndër të tjera ka theksuar se është i gatshëm të nënshkruaj marrëveshje për bashkim.

 

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Thaçi tha se gjatë kësaj kohe ka kërkuar unitet politik në Kosovë.

 

“Unë i përgjigjem pozitivisht çdo mundësie për nënshkrimin e një marrëveshjeje me shkrim me përfaqësuesit politikë e legjitimë të Luginës së Preshevës, për bashkim me Kosovën. Gjatë tërë kësaj kohe kam kërkuar unitet politik në Kosovë për përkrahjen e kërkesës së tyre dhe dëshiroj që pas nënshkrimit tim, të gjitha subjektet politike parlamentare që u ka shkuar ajo kërkesë, t’i radhisin nënshkrimet si zotim për miratimin e rezolutës së iniciuar prej përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës, për bashkim me Kosovën”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko