Presidenti Hashim Thaçi është takuar me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ku është shprehur se Kosova do të kërkojë në Samitin e Berlinit që të vazhdohet dialogu me Serbinë i pakushtëzuar.

 

Në një konferencë për mediat Thaçi është shprehur se në këtë takim nuk do të ketë dialog e as negociata mes Kosovës dhe Serbisë sikurse që është larg arritja e ndonjë marrëveshje por para se gjithash sipas tij nuk do të ketë as dialog as negociata pa rolin e SHBA-së.

 

“Kosova është e gatshme për dialog të pakushtëzuara. Sot është dita që kancerlarja Merkel ta bind Vuçiqin ta njeh Kosovë, t’i bind edhe pesë vendet e Bashkimit Evropian që ta njohin Kosovën. Taksa është e drejt e ligjshme dhe nëse Serbia do të vazhdojë me veprime agresive ne do t’i shtojmë masat dhe do të shkojmë në nivel të reciprocitetit”.

 

Gjithashtu kreu i shtetit ka theksuar se Kosova do të mbajë qëndrimin e njëjtë për bashkimin e territoreve sipas të cilit padrejtësisht iu morën. Ndër të tjera ai është shprehur se ky Samit do të kërkojnë edhe liberalizimin e vizave.

 

“Kosova ka implementuar të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizim 95%, ndërkaq vendet e rajonit kanë implementuar 55%. Do të thotë ka qenë një standard i dyfishtë për Kosovën. Ne i kemi kryer detyra tona.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re