Presidenti Hashim Thaçi ripërsërit idenë që ai ka për bashkimin e Luginës me Kosovën si dhe korrigjimin e kufirit me Serbinë, sipas tij kjo është një mënyrë për të shpëtuar ndarjen e Kosovës.

 

Gjatë një takimi me afaristë të diasporës në Prishtinë, kreu i shtetit theksoi se nuk do të lejojë me asnjë kusht ndarjen e vendit. Duke ftuar spektrin politik për një unitet lidhur me platformën për dialogun Kosovë-Serbi, Thaçi ka thënë se përfundimi i dialogut do të jetë edhe në favor të bizneseve nga diaspora dhe rritjen e investimeve të huaja.

 

“Duke qenë Kosova në NATO dhe në Bashkimin Evropian, edhe mundësitë tuaja për investime janë më të mëdha. Edhe investimet ndërkombëtare janë shumë më të mëdha. Nuk mund të krenohemi me investimet ndërkombëtare që kanë ndodhur në pesë gjashtë vitet e fundit në Kosovë. As me reforma. Nuk mund të qojmë Kosovën në NATO dhe në Bashkimin Evropian me logjikën dhe mentalitet të politikës të mashallave. As të kanunit as të provincializmave”.

Ndër të tjera presidenti Thaçi është shprehur se Kosova sot ka 116 njohje nga shtetet e botës, gjithashtu shpreson se Kosova shumë shpejt pritet të bëhet pjesë e Interpolit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re