Presidenti  i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar këtë të dielë Holokaustin që mori jetët e miliona civilëve për shkak të përkatësisë së tyre etnike.

 

Në reagimin e tij kreu i shtetit është shpehur se tashmë botës i janë dashur dekada të tëra që të përballet me peshën e krimeve të Holokausti.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se si shqiptarë, ndjehemi krenarë me rolin që kemi luajtur në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

“Sot kujtojmë një prej tmerreve më të mëdha në historinë e njerëzimit, Holokaustin, që mori jetët e miliona civilëve vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike. I kujtojmë dhimbjet që i mësuam nga dëshmitarët, duke u munduar të nxjerrim mësime rreth shkaktarëve të kësaj mizorie, për të mos lejuar që të përsëritet më për asnjë popull. Botës i janë dashur dekada të tëra që të përballet me peshën e krimeve të Holokaustit dhe me përgjegjësinë e atyre që nuk e ndaluan një tragjedi të tillë. Prandaj angazhohemi për barazi, sundim të ligjit, liri dhe të drejta të barabarta për të gjithë. Si shqiptarë, ndjehemi krenarë me rolin që kemi luajtur në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re