Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar këtë të dielë masakrën e Tivarit, ku ka thënë se kjo ishte një masakër e planifikuar.

 

Sipas tij në këtë ngjarje të kurdisur nga establishmenti politik dhe ushtarak jugosllav, e pësuan mijëra djem dhe burra të paarmatosur nga Kosova.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi shkruan se qeveritë komuniste jugosllave të Beogradit, “elitat” komuniste të Kosovës, por fatkeqësisht edhe ato të Tiranës, e mbajtën gjatë të heshtur këtë masakër dhe përmasat e saj të përgjakshme.

 

“U mbushën 74 vjet nga masakra e Tivarit, e planifikuar dhe e kurdisur nga establishmenti politik dhe ushtarak jugosllav, ku pësuam mijëra djem dhe burra të paarmatosur nga Kosova. Qeveritë komuniste jugosllave të Beogradit, “elitat” komuniste të Kosovës, por fatkeqësisht edhe ato të Tiranës, e mbajtën gjatë të heshtur këtë masakër dhe përmasat e saj të përgjakshme. Sot, 74 vjet më pas kujtojmë të gjitha viktimat e asaj masakre, e cila ishte një nga sakrificat e shumta të popullit tonë për jetësimin e lirisë.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re