“S’kam dëgjuar ide më të mira për ta përmbyllur dialogun me Serbinë. Synimi im është ky: të ndodhë dialogu, Kosova të jetë sa më unike, mundësisht. Mbështes fuqishëm korrigjimin e kufirit. Nuk ka njohje reciproke, pa definim të kufirit” – ishte kjo deklarata më e fundit e presidenti Thaçi, i ftuar në në emisionin DPT Te Fidani.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të tërhiqej nga ideja e tij për kufijtë, në emër të konsensusit kombëtar, Thaçi është përgjigjur: “Kur të dëgjoj ide të tjera më të mira, do ta mendoj”.

Prej kohësh, kreu i shtetit të Kosovës vijon të promovojë idenë se një korrigjim kufijsh me Serbinë, mund të mundësojë një marrëveshje dhe paqe të qëndrueshme. Pos kësaj, nga ky korrigjim, mund të fitohet Lugina e Preshevës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re