Presidenti i Kosovës u konfirmoi përfaqësuesve të shoqatës nga Lugina e Preshevës se ai mbështeti kërkesën për bashkim me Kosovën.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u takua në Gjenevë me përfaqësues të shoqatave nga Lugina e Preshevës duke konfirmuar mbështetjen e pretendimit të tyre “se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet bashkohen me Kosovën”, citon RTK2.

Thaçi shkroi në Facebook se përfaqësuesit e këtyre shoqatave “përshëndetën gatishmërinë e Kosovës për të respektuar vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shprehur në një referendum në vitin 1992”.

“Unë ua konfirmova atyre se e mbështes kërkesën e tyre që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja të bashkohen me Kosovën”, është shprehur Thaçi.

Më parë, Thaçi iu ka dërguar një mesazh atyre që i quajti “skeptikët e marrëveshjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë”, duke iu thënë se korrigjimi i kufijve “siguron njohjen zyrtare të Kosovës nga Serbia dhe aneksimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”,

 Por RTK shkuan se në takimin e tij me preshevarët Thaçi në vend të mesazheve të mëparshme që “nuk do të ketë shkëmbim të territoreve” apo “ndarje”, tha se nuk do të kishte “eksod të popullsisë, as efekt domino”.

Ishte kjo si një plotësim ndaj asaj që ka thënë më parë kreu i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Preshevë, Ragmi Mustafa, sipas së cilit bashkëngjitja e Luginës me Kosovën nuk do të ketë një “efekt domino” në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, “Lugina e Preshevës kurrë nuk do të heqë dorë nga kërkesa e saj për të qenë pjesë e Kosovës”.

 Por duket se presdenti Thaçi është i vetëm për momentin në aksionin e tij të korrgjimit të kufijve. Kundërshtarin më të flaktë të momentit ka kryeministrin Haradinaj, që tha se fundi se  se Thaçi nuk e gëzon mbështetjen e tij për hapjen eventuale të bisedimeve mbi ndryshimin e kufijve të Kosovës në fazën e fundit të dialogut me Serbinë.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re