Skip to content

Thaçi: Në Betejën e Koshares u dëshmua se forca e popullit më e madhe se çdo ushtri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar Betejen e Kosharës në 20 vjetorin e saj.

 

Thaçi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se drejtësia e kauzës dhe forca morale e një populli që lufton për liri është më e madhe se çdo ushtri pushtuese.

“Drejtësia e kauzës dhe forca morale e një populli që lufton për liri është më e madhe se çdo ushtri pushtuese. Kjo u dëshmua edhe në Betejën e Koshares. Sot dhe përgjithmonë do t’i kujtojmë me respekt të thellë Agim Ramadanin, Sali Çekun, Xhemajl Fetahun dhe qindra dëshmorë që ranë për lirinë e Kosovës. Lavdi dëshmorëve të lirisë!”