Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri të qartë se vetëm qytetarët përmes referendumit do të vendosin për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

 

Ne takimin e datës 7 shtator në Bruksel me presidentin Vuçiç dhe zyrtaren e lartë të BE-së Federica Mogheini ai do të propozojë bashkëngjitjen e Preshevës,  Medvgjes dhe Bujanocit me Kosovën.

 

Unë do ta shtroj kërkesën e qytetarëve të Preshevës Metvegjës dhe Bujanovcit në Bruksel. Duhet të vihet kufiri me Serbinë. Jam i bindur që të gjithë akterët janë që te vihen vijat në Kosovë. Ata që flasin për shkëmbim janë zëra të huaj Këtë shans që na është dhënë për të diskutuar ne duhet ta shfrytëzojmë

 

Por Thaçi theksoi se mitrovica eshte njëherë e përgjithmonë kosovë.

 

Mitrovica është e Kosovës dhe nuk ka njeri që e cenon. Arritja e marrëveshjes me Serbinë është pothuajse e pamundur por është mundësi që duhet ta shikojmë. Asnjë marrëveshje s’do të ndodhë pa pëlqimin e SHBA”

 

Thaçi nuk bëri të ditur se cfare do të jepet si këmbim për të arritur një marrëveshje të pëlqyer nga të dyja palët por shtoi se mbështetja e shba është e garantuar se Kosova do të dale e fituar nga kjo marrëveshje.

 

SHBA, BE, NATO, njohje reciproke, hiqet veto e Rusise ne keshillin e sigurimit

 

Ai ftoi opozitën ti bashkohet këtij procesi të rëndësishëm që është një mundësi që duhet shfrytëzuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re