Presidenti i Kosovës i ftuar në emisionin Real Story të Sokol Ballës ka dhënë përgjigje për çdo pikëpytje të krijuar, të debatit të fundit në lidhje me korrigjimin e kufinjve midis Kosovës dhe Serbisë.
 
Presidenti i Kosoves përballe analistëve Arian Vasjari dhe Skendër Minxhozi ka shprehur bindjen se ky proces do të përfundojë, pasi kjo është e vetmja mundësi që ka Kosova për tu njohur nga Serbia.
 
“Unë dua të shpresoj që gjatë negociatave që nuk do të jenë fare të lehta do të gjejmë një mundësi, do të gjejmë një zgjidhje, do të gjejmë një variant që do të jetë e pranueshme edhe për autoritetet në Beograd, që një vullnet i tyre, i qytetarëve në Preshevës , Medvegjë e Bujanoc të realizohet dhe kjo pjesë e Kosovës ti bashkangjitet Republikës së Kosovës. Kur flas për dialog dhe negociata dhe mundësine e arritjes së një marrëveshje përfundimtare, historike më obligim ndërkombëtar, ligjërisht, atëherë mendoj që duhet të jetë një proces krejt paqësor dhe në rast të arritjes së një marrëveshje paqësore mes dy vendeve askush ska nevojë që të jetë i shqetësuar apo të ketë frikë apo të krijoi panik krejt të panevojshëm kudo që paraqiten ato zëra anti-marrëveshje Kosovë-Serbi.”
 
Gjithashtu presidenti Thaçi është shprehur i prerë se është kundër ndarjes së Kosovës dhe nuk do të lejojë një gjë të tillë. Ai ka shprehur qëndrimet e tij, kundër krijimit të asosaciionit me elemente ekzekutive, apo Ahtisari +, pasi sipas tij ajo nënkupton Republika Srbska, nënkupton defunksionalizimin e shtetit të Kosovës, por gjithashtu është dhe kundër shkëmbimit të territoreve.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re