Presidenti i Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësuesit legjitim politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe se siç është shprehur ai nuk dëshiron të involvojë palë tjera siç është presidenti serb.

 

Ai nuk ju është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, nëse do të nënshkruante një marrëveshje me presidentin serb Aleksadër Vuçiç, ku Lugina e Preshevës do t’i takonte Kosovës, ndërsa veriu i Kosovës Mitrovicës.

 

Ndërsa deklaroi se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Thaçi ka thënë se Lugina e Preshevës është realitet dhe se askush nuk ka të drejtë ta bëjë pjesë të lajmeve të rrejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re