Presidenti Thaci thotë se nuk ka ndërmend që të lejoje krijimin e një tjeter “Republika Srpska” në territorin e Kosovës.

Kreu I shtetit tha gjatë një interviste për të përditshmen serbe “Danas” tha se nuk ka për synim as që të këtë një ndarje entike në territorin e Kosovës.

“Qëllimi im është vendosja e kufirit prej rreth 400 kilometra, e ky proces kërkon zgjidhje kreative, të cilat do të sigurojnë paqen sot dhe në të ardhmen”

 

Më tej, Thaci ka pohuar se bisedimet me Serbinë për disa cështje, përfshirë demarkacionin dhe korrigjimin e kufijve ne te ardhmen kërkon ti bëjë vetëm për një qëllim: ta shohë Kosovën të anëtarësuar në NATO dhe BE.

“Nuk po zhvilloj bisedime me Beogradin për shkak të ndonjë nostalgjie. Nuk vuaj nga Jugonostalgjia siç vuajnë disa. As nuk bisedoj me Beogradin se më pëlqen të shpenzoj kohë në korridoret e Brukselit, duke ngrënë sanduiçe të ftohtë deri në orët e vona të mbrëmjes. Jo – por bisedoj me Vuçiqin dhe jam i etur të gjej një zgjidhje, sepse dua ta shoh Kosovën tonë në NATO dhe BE, sa më parë. Do të jem shumë i sinqertë, nuk mendoj se do të anëtarësohemi në këto mekanizma derisa të mos kemi kufi të pazgjidhur mes dy shteteve. Ne duhet të arrijmë një pajtim të plotë për demarkacionin e kufirit, që të mos lejojmë që disa çështje të hapura të shndërrohen në çështje konflikti në të ardhmen.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko