Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë të premte pritet që të raportojë para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018.

 

Ndërkohë dita për të raportuar ishte caktrur e marta, por kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla, konfirmoi se Zyra e Presidencës kishte komunikuar me komisionin për të caktuar 26 prillin si datë kur presidenti Thaçi do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

 

Presidenti deri më tani është ftuar katër herë për t’u intervistuar, ndërsa nuk është paraqitur asnjëherë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re