Pas takimit me presidentin serb Vuçciç, homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi theksoi se biseda mes tyre e cila ka patur në qendër një marreveshje që duhet të arrihet mes dy vendeve, në emër të një pajtimi historik, ka patur tensionin e vet.

“Ka qenë një takim jo i lehtë, ka qenë i vështirë, por me tone pozitive për të parë nga e ardhmja për interesin e të dyja vendeve.

Jemi dakorduar që procesi të intesifikohet në javët e ardhshme. Gjithashtu arritëm në konkludimin se arritja e marrëveshjes përfundimtare është në interesin e dy vendeve paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha Thaçi.

Sipas tij, edhe pse nuk i është i lehtë një pajtim, nuk ka rrugë tjetër, ai duhet arritur

“Jemi të vetëdijshëm se ky konflik është me tepër se një-shekullor dhe nuk është e lehtë të shkohet drejt një zgjidhje përfundimtare të një problemi të theksuar. E kaluara jonë na e imponon fqinjësinë e mirë të dy vendeve dhe popujve tonë.

Unë shpresoj dhe sot që është momenti i duhur për arritjen e marrëveshjes, nëse e humbi këtë moment do ta pagujamë çmim të dy vendet, dhe çmimi shumë të lartë”, theksoi presidenti kosovar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re