Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një tryeze diskutimi me temë “E ardhmja e bisedimeve Kosovë-Serbi” deklaroi se e vetmja zgjidhje e konfliktit është dialogu. Thaçi thekson se në fund të procesit të dialogut vjen pajtimi dhe njohja reciproke. Por, presidenti I Kosovës, I është përgjigjur edhe deklaratave të MInistrit të jashtëm të Serbisë.
 
Duke folur per demarkacioni me Malin e Zi dhe Formimi i Komunave, kreu i shteti tha se keto procese duhet të përfundojnë sa më parë në përputhje me ligjet e vendit, në mënyrë që të hapet rruga e integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian.
 
Gjatë tryezës, Thaçi është shprehur se Forcat e Armatosura do të jetë forcë multientike e ndërtuar sipas standardeve, dhe brenda vitit do ta kenë zyrtarisht status dhe funksion të qartë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko