Skip to content

Thaçi: Presidenti Trump mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka deklaruar se në takimin me presidentin amerikan Donald Trump, ka folur për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, është shprehu se ka marrë mbështetjen 100% të presidentit Trump.

 

“Mbrëmë kisha një takim shumë të mirë me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai shprehu 100% mbështetje për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA-së”.

 

Ndërsa gjatë ditës së sotme Thaçi po qëndron në Paris në kuadër të ceremonisë së 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.