Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi këtë të martë ka publikuar draft-rezolutën që i ka dërguar Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim, lidhur me shqiptarët në Luginën e Preshevës.

 

Përmes kësaj draft-rezolute Thaçi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit, që të mos injorojnë kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

 

Kreu i shtetit thekson se është obligim që të mbështeten dhe realizohen kërkesat e tyre

 

“Kjo është draft-rezoluta që ia kam dërguar për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës. U bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos i injorojnë kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ne e kemi obligim që t’i mbështesim në realizimin e kërkesave të tyre!”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re