Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se forcat serbe kanë kryer gjenocid në Kosovë dhe krimet e tyre ndaj popullatës civile nuk do të harrohen kurrë.

 

Gjatë fjalës së tij në tubimin përkujtimor për martirët e Krushës së Vogël që ndodhet në komunën e Prizrenit, Thaçi tha se kryesit e këtyre veprave të spastrimit etnik dhe gjenocidit, do të japin përgjegjësi para drejtësisë dhe se do të shtohen përpjekjet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve nga lufta në Kosovë.

 

“Shumë prej jush këtu i keni humbur më të dashurit tuaj para 20 vitesh ne nuk do harrojmë asnjëherë krimet e bëra nga Serbia herët a vonë kryerësit e këtyre krimeve do japin përgjegjësi. Të gjitha institucionet e vendit do jenë të angazhuara të zbardhin fatin e të pagjeturve”.

 

Ndërkohë nga ana tjetër edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit para familjarëve të të vrarëve në Krushë të vogël, u zotua se “beteja për të sjellë kryesit e këtyre krimeve para drejtësisë dhe zbardhja e fatit të të pagjeturve, nuk do të ndalet kurrë”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re