Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi edhe sot ka vazhduar trajtimin nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje të qëndrueshme  shëndetësore. Zyra e tij bën me dije se Thaçi shpreh sërish mirënjohjen e tij për stafin e QKUK-së dhe Klinikës Urologjike për trajtimin profesional dhe kujdesin e treguar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re