Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi  ka deklaruar se është gëzuar nga letra që presidenti Trump i ka dërguar presidentit të Serbisë, ku i kërkon njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Gjithashtu në deklaratën e tij nga Mynihu ku po merr pjesë në pjesë në Konferencën e Sigurisë, ku ka takuar personalitete të shuma të Bashkimit Evropian, SHBA-ve dhe vendeve tjera, kreu i shtetit Thaçi ka komentuar arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, ku k theksuar se tashmë rajoni ka një problem më pak dhe një sukses më të madh.

 

“Mund të them se është një fokus i veçantë për Kosovën dhe mendoj se ky fokus duhet të ruhet, duke prodhuar ne si shtet elemente dhe argumente pozitive, se Kosova po e shënon 11 vjetorin e pavarësisë,  me sukses, me progres, me një storie të angazhimeve të përbashkëta, edhe lokale, por edhe të bashkësisë ndërkombëtare, para se gjithash të SHBA-së, BE-së, por edhe të NATO-s”.

 

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithë spektrit politik, shoqërisë civile dhe mediave, që të bashkon për të shfrytëzuar momentumin e tanishëm politik, për të arritur një marrëveshje e përhershme dhe të garantuar me Serbinë.

 

“Ka qenë pjesë e bisedës me komisonerin Hahn, natyrisht edhe me të gjithë të tjerët, sepse është një fokus sa i përket kësaj çështje, sepse askush nuk është mësuar me Kosovën në 20 vite, që të mos e dëgjojë këshillën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur e kemi popullatën më pro amerikane dhe të kemi një çasje të politikave mosdëgjuese dhe jolojale ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është një moment, që ta ruajmë këtë fokus të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht të Presidentit Trump, që të arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi, për njohje reciproke. Gjithashtu edhe më inkurajues është mesazhi që presidenti Turmp i dërgon në letrën e fundit presidentit të Serbisë, Vuçiq, për domosdoshmërinë e njohjes reciproke. Pra Shtëpia e Bardhë, Shtete e Bashkuara të Amerikës, kanë në angazhim të theksuar, të drejtpërdrejt dhe të vendosur në përmbylljen njëherë e përgjithmonë të konfliktit të përhershëm Kosovë-Serbi”.

 

Ndërkohë që ka theksuar se është e pakuptueshme dhe kushtëzimi i Serbisë me heqjen e taksës në raport me dialogun.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re