Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi 2019-ën e ka shpallur vit të NATO-s në Kosovë.
Sipas njoftimit të Presidencës këtë vit shënohet 20 vjetori i intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë.
“Pas masakrave, spastrimit etnik dhe krimeve të forcave serbe mbi popullatën civile në Kosovë, si dhe pas dështimit të përpjekjeve diplomatike botërore për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për Kosovën. Populli i Kosovës do u jetë përjetësisht mirënjohës shteteve anëtare të NATO-s për mbështetjen e tyre”.
Intervenimi i NATO-s në Kosovë ndaj caqeve serbe kishte filluar më 24 mars 1999 dhe kishte zgjatur gjithsej 78 ditë.
