Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë i pjesë e  ceremonisë së ngritjes solemne të flamurit të Republikës së Kosovës, për të vijuar më pas me nderimet para shtatores së presidentit Rugova dhe lapidarin e të pagjeturve, në rrjetet sociale janë dhënë deklaratat e para për këtë ditë festive.

 

Kreu i shtetit është shprehur se shpallja e Pavarsisë para 11 vitesh ishte një akt historik.

 

“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para 11 viteve ishte akti historik më sublim, që institucionalizoi përpjekjet tona për liri. Për këtë arritje kanë merita të gjithë qytetarët. I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuuan për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë”.

 

Më tej, presidenti i Kosovës i dedikon edhe një status nderimi të përjetshëm, siç e cilëson ai, për bashkëluftëtarin e orëve të para në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe familjes së tij për sakrificën sublime.

 

“Nderime të gjithë Dëshmorëve të Kombit!”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re