Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është takuar me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Micotaqis.

 

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi shkruan se ka ardhur koha që këto dy vende, të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimet.

 

“Është koha që Kosova dhe Greqia të thellojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Kryeministrin e ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis e kam falënderuar për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës në perspektivën euroatlantike. U pajtuam që të shikojmë mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar”.

 

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një takim të zhvilluar me  Micotaqis që Greqia, të mos e njohë Kosovën.

 

Ndërkaq, kryeministri grek në anën tjetër, tha se Greqia e mbështet dialogun, por konsideron se veprimet e njëanshme nuk kontribuojnë në të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re