Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim të zhvilluar me me zëvendëspresidentin e Atlantic Council, Damon Wilson, së bashku me një delegacion nga Senati dhe Kongresi Amerikan, ka diskutuar për forcimin e strukturave të sigurisë në Kosovë.

 

Në këtë takim behet me dije se kreu i shtetit dhe delegacioni amerikan kanë biseduar edhe për procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës, fillimisht në Partneritetin për Paqe, më pas edhe në NATO.

 

“Mungesa e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ketë pasoja për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe i hapë rrugë elementeve antievropiane”.

 

Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti Damon Ëilson ka rikonfirmuar angazhimin e Atlantic Council për Kosovën.

 

Presidenti Thaçi ka thënë se bashkë me SHBA-në do të vazhdojnë angazhimin maksimal për të ruajtur dhe zhvilluar paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re