Pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Europian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se është koha që të hidhet në tavolinë mundësia për njohje reciprok.

Sipas Thaçit, njohja duhet të jetë pika e parë e marrëveshjes pasi çështje të tjera vijnë me lehtë. Për presidentin e Kosovës çështjet teknike duhen lënë për më vonë.

“Mund të konkludoj se bashkëbisedimi ynë dhe takimi ka qenë një takim korrekt, konstruktiv, bisedë e hapur dhe miqësore në drejtimin e gjetjes se mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte njohjen reciproke si dy shtete të pavarura dhe sovrane.

Vazhdoj të besoj fuqishëm se e ardhmja e vetme e Kosovës është të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, dhe në ketë drejtim BE natyrisht duhet të lëvizë sa më shpejtë në çështjen e liberalizimit të vizave, meqë është vonuar shume dhe po bëhet padrejtësi e madhe për qytetarët e Kosovës”, tha Thaçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re