Skip to content

Thaçi: Trupa shtesë të FSK në Durrës dhe Thumanë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova do të dërgojë trupa shtesë të FSK në përkrahje të autoriteteve shqiptare.

 

Thaçi përmes një postimi në Facebook, bën me dije se pas një telefonate me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur se drejt Shqipërisë do të nisen forca të specializuara për të vlerësimin e pasojave, pasi është e rëndësishm e tashmë të mos rrezikohet asnjë jetë e njerëzve.

 

“Gjendja ne Durrës dhe Thumanë të Shqipërisë pas tërmeteve vazhdon të jetë e rëndë. E përcolla më vëmendje mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe konstatimin e gjendjes nga kryeministri Rama. Tani shtrohet nevoja urgjente për skanimin e pasojave që të mos rrezikohet asnjë jetë e njerëzve. Pas bisedës telefonike me kryeministrin Rama, nga sot Kosova dërgon trupa shtesë të Forcës së Sigurisë, të specializuara për vlerësimin e pasojave dhe konstatimin dhe evidentimin e saktë të shkallës së dëmtimit të ndërtesave në zonat e goditura nga tërmeti. Kthimi i njerëzve nëpër shtëpi duhet të bëhet në mënyrë të organizuar vetëm pas konstatimit real që shtëpitë dhe banesat të jenë të sigurta dhe të mos ndodhin fatkeqësi të tjera.”