Tashmë, tensionet Beograd-Prishtinë janë zgjeruar për shkak të mënyrës se si dyshja shqiptare e Zvicrës, Xhaka – Shaqiri festiuan me shqiponjë golat e tyre kundër Serbisë, shkruan Politico.

Presidenti Thaçi është ndërfutur në këtë debat, duke thënë se fundi se festimi ishte emocional e jo qëndrim politik.

“Ky simbol nuk është një simbol që vrau njerëz. Ky nuk është një simbol i sulmeve mbi askënd. Kjo është një simbol i zogjve”, u shpreh Thaçit për Politico.

Kështu, presidenti kosovar ka aluduar se janë të tjera simbole, gjegjësisht serbe, pas së cilave ka vrasje e gjakderdhje.

Politico kujton se shqiponja me dy koka është një simbol tradicional i identitetit shqiptar dhe se zyrtarët serbë e karakterizuan një gjest të tillë si një provokim politik.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re