Intervista e ish-çiftit të dukëve të Sussex për Oprah, vijon ende të jetë kryefjala e shumë mediumeve, pasi u hodhën shumë akuza të forta ndaj familjes mbretërore.
Lidhur me këtë çështje, ka folur dhe babai i ish-dukeshës së Sussex, Thomas Markle, i cili i cilësoi akuzat e ngritura nga Meghan dhe Harry për Pallatin Mbretëror, si shpifje.
Për “Goodmorning Britain”, ai e mohoi që familja mbretërore të jetë raciste, duke u shprehur se dikush i parëndësishëm duhet ta ketë pyetur Meghan për ngjyrën e lëkurës së të birit dhe se duhet të ketë qenë thjesht një pyetje idiote sipas tij.
“Unë kam shumë respekt për mbretërit dhe nuk mendoj se familja mbretërore britanike është raciste. Unë nuk mendoj se britanikët janë racistë”, tha ai.
Thomas Markle tregoi gjithashtu se i ka kërkuar falje Meghan-it 100 herë që bëri marrëveshje me median para dasmës mbretërore të saj dhe që të takohet me nipin e tij Archie-n, duke qenë se tani jetojnë afër me njëri-tjetrin, por ajo vazhdon ta refuzojë.
(E.F/Faxweb.al)
/faxweb
