Thatësira e tejzgjatur  e verës që lamë pas ka sjelle rritje të çmimeve të frutave dhe perimeve në tregun agro-ushqimor  të Kukësit. Tregtarët ankohen se temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve shkaktoi reduktimin e prodhimit vendas.
 
Edhe qytetarët flasin për rritje të çmimeve. Ata thonë se nuk i përballojnë dot çmimet për shkak të të ardhurave të pakta mujore.
 
Zakonisht në tregun e Kukësit çmimet e frutave dhe perimeve pësojnë ulje gjatë verës dhe vjeshtës por nuk ka ndodhur kështu këtë vit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re